Video/ Watford "zhvlerëson" Aubameyang, Arsenali humb kontaktet me fitoren

Video/ Watford "zhvlerëson" Aubameyang, Arsenali humb kontaktet

Arsenali ka harruar se si fitohet në kampionat. "Topçinjtë" regjistruan barazimin e dytë radhazi, duke e shtyrë në 3 numrin e takimeve pa fitore.

Të besuarit e Unai Emery po udhëhiqnin me avantazh të dyfishtë, 2-0 në fraksionin e parë, por Watford gjeti forcat për të nxjerrë një pikë pas një barazimi spektakolar, 2-2. Pier Emerick Aubameyang shënoi një dopietë personale brenda gjysmëore lojë.

Por Cleverley dhe Pereyra vendosën ekuilibrat, duke i dhënë pikën e dytë për këtë sezon skuadrës së Watford. Pas 5 javëve Arsenali qëndron në vendin e 7-të me 8 pikë, teksa Watford mban vendin e fundit me 2 pikë.



EMISIONET