Video/ Titulli i 8-të radhazi, Juventus "zbulon" kartolinën për tifozët

Video/ Titulli i 8-të radhazi, Juventus "zbulon" kartolinën

Juventus kurorëzohet për herë të 8-të radhazi si kampion i Seria A.

Pas fitores 2-1 ndaj Fiorentinës, bardhezinjtë sigurojnë titullin e 35-të në histori 5 javë përpara fundit. Një triumf që vjen pak ditë pas atij eliminimi të bujshëm nga UEFA Champions League, objektiv i cili ishte kryesor në listën e dëshirave të torinezëve.

Ndërkohë, "Scudetto"  pritet të festohet gjatë në kampin e Juventusit, diçka e cila shikohet edhe në postimin e fundit të ekipit në rrjetin social "Facebook". Të gjithë momentet më të bukura të mbledhura në një video mjaft të shkurtër. Kartolina e duhur për tifozët, në prag të festas së Pashkëve.


EMISIONET