Me një Botëror të paparashikueshëm si ky, shumë specialistë të futbollit kanë dështuar për të parashikuar rezultatet e 62 takimeve të luajtur deri më tani në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Por ajo që ka bërë një tifoz është vërtetë interesante. Ai ka përzgjedhur që do të vendoste në bast triumfin e Kroacisë në Kupën e Botës 2018.

Ndryshe nga "ekspertët" ai e përcaktoi fituesin me short.

Duke bërë disa lëvizje shpejtësia me gotat plastike, djaloshi mori disa topa ping-pongu ku në të ishin shkruar shifrat të ndryshme të hollash. Pasi i hodhi në një kosh dhe i përziu, i riu futi dorën dhe mori një top, me vlerë 3 mijë dollarë. Pas kësaj, ai e hodhi topin drejt 8 gotave, ku në të ishin shkruan emrat e skuadra çerekfinaliste të Kupës së Botës. Përfundimi? Sfera përfundoi tek gota që mbante emrin e Kroacisë.

Nëse Kroacia triumfon në "Luzhniki Stadium" i riu do të fitojë 22 mijë e 500 dollarë.

Megjithatë, çmenduria nuk përfundon këtu, pasi ai ka arritur të bëj dhe tatuazh flamurin e Kroatëve.


/Ora News.tv/