Kush mendonte se Wladimir Putin është i pathyeshëm, e ka gabim. Të paktën kështu mund të gjykojmë menjëherë pasi të shikojmë këtë video, që ka bërë xhiron e botës brenda pak orësh.

Presidenti i Rusisë, i njohur për karakterin e tij të fortë dhe për një disiplinë të hekurt është "rrezuar" teksa luante hokej. Sporti që ai pëlqen së tepërmi ka rezultuar "fatal" për të, i cili në një moment është "përqafuar" me akullin.

Shkak është bërë një pengesë e vendosur në fushën me akull, me Putin që nuk e vuri re për shkak se po përshendeste të pranishmit në pallatin e sportit.


/Ora News.tv/