Video/ Thyerja e metatarsalit, Neymar tregon tmerrin

Video/ Thyerja e metatarsalit, Neymar tregon tmerrin

Dëmtimi i pësuar në metatarsal muajin e kaluar ka shkaktuar një traumë te sulmuesi i PSG-së, Neymar Jr. Përplasja me mbrojtësin e Strasbourg e ka pikëlluar jashtë mase brazilianin, i cili ka zbuluar se ka kaluar dy ditë në shtëpi duke qarë.

"Herën e parë që u lëndova thashë: Do të kem një operacion, duhet të fiksohem sa më shpejt. Unë nuk isha i trishtuar. Këtë herë kalova një periudhë të vështirë . Kam kaluar dy ditë në shtëpi duke qarë. Është më e komplikuar, "-tha Neymar për kanalin televiziv brazilian "Globo".

27-vjeçari theu metatarsalin e pestë në këmbën e djathtë për herë të dytë në dy vjet gjatë ndeshjes së Kupës Franceze kundër Strasburgut më 23 janar. Para lëndimit, Neymar, lojtari më i shtrenjtë në botë, shënoi 13 gola për PSG në Ligue 1 dhe shënoi pesë në Ligën e Kampionëve.



EMISIONET