Liverpool e ka nisur ashtu siç e mbylli sezonin e shkuar, me fitore. "The Reds" zbritën në fushën e blertë pas më shumë se një muaji, por instikti për të arritur te goli nuk kishte humbur.

Edhe pse me një përbërje tërësisht të re, të besuarit e Jurgen Kloop shkatërruan me rezultatin e thellë 6-0 Tranmere në miqësoren e parë në prag të sezonit të ri. Clyne zhbllokoi shifrat pas 6 minutash, realizim i pasuar nga dopieta e Brewster.

Pokeri i kompletua nga Jones, përpara se Origi të shënonte për 5-0. Goli i Duncan në minutën e 67-të i vendosi kapak këtij 90 minutëshi, i cili i shërbeu gjermanit për të parë organikën aktuale si dhe disa element të rinj.



/Ora News.tv/