Video/ Strakosha i pafat, Lazio ndan pikët me Milanin

Video/ Strakosha i pafat, Lazio ndan pikët me Milanin

Milan nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë ndaj Lazios, duke humbur mundësinë për të kapur vendin e katërt.

Edhe pse kaluan në avantazh të parët, kuqezinjtë u arritën nga kryeqytetasit në limitet e kohës së rregullt. Me pjesën e parë që u mbyll pa gola, takimi u zhbllokua 12 minuta përpara fundit. Një goditje nga jashtë zonës e Kessie dhe devijimi i pafat i Wallace mposhtën Strakoshën.

Reagimi i bardhekaltërve ishte i beftë, me Correa që përfitoi nga një largim jo i mirë nga Zapate për të kontrolluar sferën dhe për të mposhtur Donnarumma. Pas këtij barazimi Lazio ruan pozitat në vendin e katërt, pasi numëron 1 pikë më shumë se Milani i një vendi më poshtë.


EMISIONET