Jemi mësuar shpesh të shikojmë lojtarë të cilët ndërrojnë jetë në fushën e futbollit, por rasti më i fundit na vjen nga një gjyqtar.

Bëhet fjalë për gjyqtarin anësor, Isildo Fabiano Bianchi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një ndeshje futsalle në Brazil, aty ku luhej dueli mes skuadrave lokale, Sao Carlos dhe Taubate në San Paolo. 44 vjeçari u shemb në tokë dhe pavarësish ndërhyrjes së shpejtë të futbollistëve dhe stafit mjekësor ndërroi jetë. Konfirmimi ka ardhur edhe nga faqja zyrtare e Ligës.

"Federata LPF (Paulista Futsal League) i vjen keq për vdekjen e gjyqtarit Isildo Fabiano Bianchi da Silva, 44 vjeç, i cili fatkeqësisht vdiq të premten mbrëma gjatë ndeshjes mes Intellit dhe Taubaté në São Paulo Carlos (PS), e vlefshëm për fazën e grupeve të Kupës Paulista. Të gjitha procedurat e nevojshme mjekësore janë kryer në spital, por fatkeqësisht gjyqtari nuk mundi të mbijetojë".-thuhet në deklaratën për shtyp.

Sipas mediave braziliane, Bianchi ka gjetur vdekjen pas një sulmi të befasishëm në zemër.



/Ora News.tv/