Kombëtarja shqiptare, U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka humbur me rezultatin e ngushtë, 1-0 ndaj Ukrainës.

Në takimin e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin "Niko Dovana" në Durrës, kuqezinjtë kanë bërë një paraqitje të mirë duke kontrolluar më së shumti lojën dhe topin por nuk kanë mundur të jenë të saktë. Në minutën e 85-të pas një kundërsulmi futbollisti ukrainas, Mudryk ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores. Takimi ishte i vlefshëm për eliminatoret e Europianit U-19, i cili do të zhvillohet në vitin e ardhshëm.

Ndeshja tjetër e grupit 8-të ku bëjmë pjesë, Norvegjia dhe Sllovakia, e cila u luajt në oren 12:00 në stadiumin “Roza Haxhiu” përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të sllovakëve. Takimi rradhës do të luhet 3 ditë më vonë ndaj Sllovakisë.


Renditja e grupit 8:
Sllovakia 3 pikë
Ukraina 3 pikë
Norvegji 0 pikë
Norvegji 0 pikë

/Ora News.tv/