Inter nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në supersfidën e javës së 33-të të Seria A.

Zikaltërit ndanë pikët me Romën, duke hedhur një tjetër hap drejt një vendi që të siguron kualifikimin në UEFA Champions League. Në "Guiseppe Meaza" u zhvilluar një takim mjaft i bukur, ku vetëm 14 minuta lojë mjaftuan për të parë golin e parë të mbrëmjes.

Ishte Stephan El Sharawyy ai i cili lëvizi bukur në hyrje të zonës së Interit, duke mposhtur me një goditje spektakolare, Samir Handanovic. Gjithsesi, reagimi i Interit nuk mungoi, edhe pse erdhi pak me vonesë. Duhet të vinte minuta e 61, ku një krosim i D'Ambrosio u shndërrua në gol nga Ivan Perisic.

Në minutat e mbetura, dy skuadrat kishin mundësi të mira për të realizuar por nuk arritën të konkretizonin në gol rastet e shfaqura. Me këtë pikë, Inter forcon pozitat në vendin e 3-të, ku numëron 61 pikë. Ndërkohë, Roma mban vendin e 5-të me 55 pikë.


/Ora News.tv/