Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 në takimin ndaj Burnley, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 35=të të Premier League.

Protagonist në këtë 90-të minutësh ishte sulmuesi i huazuar nga Juventus, Gonzalo Higuain. Argjentinasi realizoi golin e 2-1, por ajo që çuditi më shumë ishte festa e çmendur e një prej tifozeve të "Bluve të Londrës".

Teksa shkoi pranë për të festuar me turmën, Higuain përfundoi në krahët e tifozes, e cila e afroi sulmuesin në gjoksin e saj. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni këtë video, e cila është bërë virale në rrjetet sociale.





/Ora News.tv/