Sergio Ramos është i njohur për gjaknxehtësinë e tij brenda fushës së blertë. "Viktima" e fundit e mbrojtësit spanjoll të Realit ishte futbollisti i Viktoria Plzen.

Në minutën e 13-të të ndeshjes së Real Madridit kundër Viktoria Plzen, Ramos zgjati krahun e tij në fytyrën e Havelit, një veprim që nuk u dënua me karton të verdhë nga Denis Aytekin.

Hunda e Havelit "shpërtheu" në gjak dhe futbollistët çek rrethuan gjyqtarin, Denis Aytekin, duke i kërkuar atij që t'i japë karton të kuq kapitenit të madrilenëve.

"Unë nuk mendoj se ka veprime keqdashëse në veprimin e Ramosit. Por Aytekin duhet t'i kishte treguar atij kartonin e verdhë," tha Oliver për "MARCA".

/Ora News.tv/