Video/ Salah e Shaqiri likujdojnë Fulhamin, Liverpool merr kreun

Video/ Salah e Shaqiri likujdojnë Fulhamin, Liverpool merr kreun

Liverpooli është rikthyer tek fitorja dhe këtë e ka bërë përballë Fulhamit. "The Reds" fituan me shifrat e pastra 2-0 falë golave të Mohamed Salah dhe Xherdan Shaqirit.

Ylli egjiptian mori një top të saktë të gjatë nga Alexander Arnold dhe i vetëm përballë portierit Rico nuk fal. Në fraksionin e dytë ishte radha e Shaqirit për të shkruajtur emrin në listën e shënuesve. I shërbyer nga Robertson, mesfushori zvicerian shënoi një gol fantastik duke vulosur shifrat përfundimtare në 2-0.

Pas kësaj fitoreje, Liverpool merr kreun me 30 pikë, +1 nga City që në 17:30 luan derbin me United. Ndërkohë Fulhami pozicionohet i fundit me 5 pikë pas 12 javësh.

EMISIONET