Video/ "VAR" ndal festën, Ronaldo e Juve nuk njohin rival

Video/ "VAR" ndal festën, Ronaldo e Juve nuk njohin rival

Juventusi i këtij sezoni mund të ndalet vetëm me "VAR".

Bardhezinjtë nuk arritën të regjistronin fitoren e 17-të në këtë kampionat, teksa edhe pse gjetën golin e avantazhit në limitet e kohës së rregullt, u ndalën në barazim 2-2 në transfertë përballë Atalantës.

Goditja e Leonardo Bonuccit nuk vlejti, me kryesorin që e akordoi si të parregullt, pas pozicionit jashtë loje të mbrojtësit. Në Bergamo takimi nisi praktikisht me gol për miqtë, me Berat Djimsiti që gaboi në kordinata, dhe gabimisht e depozituar sferën në rrjetën e Etrit Berishës.

Megjithatë, reagimi i Atalantës ishte i shpejtë, me Duvan Zapatën që shënoi një gol për çdo pjesë për të përmbysur gjithçka. Por, kur u duk se gjithçka po shkonte në favor të zikaltërve, Allegri hodhi në fushë Cristiano Ronaldon, i cili nuk zhgënjeu, duke vulosur shifrat përfundimtare në 2-2. Me këtë pikë, Juventus mban vendin e parë me 50 pikë, +9 nga Napoli ndjekës, i cili në mbrëmje viziton Milanon për tu ndeshur me Interin e vendit të tretë.

Pasdite spektakolare për Lazion dhe Sampdorian, që pas fitores 2-0, konkretisht kundër Bolognës dhe Chievos afrohen me vendin e 3-të që momentalisht mbahet nga Inter me 33 pikë, -2 nga Lazio dhe +4 nga gjenovezët. Në takimet tjera, Cagliari dhe Parma morën 3 pikë mjaft të vlefshme përkatësisht kundër Gjenovës dhe Fiorentinës.










EMISIONET