Video/ River Plate "shkatërron" Boca-n, fiton Kupën Libertadore

Mijëra minuta për të fituar një titull!

River Plate është fituesi i Kupës Libertadore 2018 dhe kjo pas një karvani të vërtetë vuajtjesh. Me duelin që ishte vendosur të luhej në shtëpinë e saj rreth 3 javë më parë, fituesi u vendos në "Santiago Bernabeu" të Madridit. Skuadra argjentinase mposhti në një sfidë të zjarrtë rivalin më të urryer të saj, Boca Juniors me rezultatin 3-1.

Edhe pse kaluan të parën në avantazh, Boca nuk arriti të ruaj avantazh, me River që vendosi baraspeshën brenda 90 minutave, duke bërë që fituesi të vendoset pas shtesave. Minuta që folën totalisht për River Plate, që të favorizuar edhe nga dalja me karton të kuq të Wilmar Barrios shënuan golat e fitores me anë të Quintero e Martinez.



EMISIONET