Skënderbeu është rikthyer te fitorja pas thuajse 3 muajsh.

Korçarët kanë mposhtur 2-1 Laçin, duke marrë pikë të plota pas 6 humbjeve radhazi. Golat e fitores mbajnë firmat e Krasniqi e Pervan, ndërkohë që goli i Gentian Selmanit nga pika e bardhë e penalltisë nuk i mjaftoi kurbinasve për të marrë pikë.

Që do ishte një takim i vështirë për kurbinasit u pa që në minutat e para, me kampionët në fuqi që rrezikuan në rastin e parë të shfaqur. Perman u rrezua në zonë dhe korçarët pretenduan për penallti, por gjithçka ishte e rregullt sipas gjyqtarit kryesor.

Pak minuta më vonë kroati ishte shumë pranë golit të avantazhit, por shtylla i mohoi festën. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë që fraksioni i dytë kishte një tjetër ritëm. Muzaka gjen hapësira nga krahu i djathtë i sulmit dhe harkon në qendër drejt Krasniqit, i cili pasi i vjedh kohën mbrojtjes kurbinase shënon me kokë, një gol shumë i bukur.

Laçi përgjigjet dhe gjen rrjetën, por goli i kurbinasve është në pozicion të parregullt. Në të 76-ën, Krasniqi u bë sërish protagonist me sulmuesin që fitoi një penallti. Nga pika e bardhë u paraqit Pervan, i cili u tregua i saktë duke shkundur rrjetën. Në minutën e fundit të kohës së rregullt kishte kohë për një penallti në favor të Laçit, ekzekutim të cilin e mori përsipër Gentian Selmani.

Gardiani i talentuar dha leksione për sulmuesit e skuadrës së Besnik Prengës, i cili koleksionon humbjen e dytë radhazi në stolin e Laçit. Pas kësaj fitoreje, Skënderbeu shikon më pranë Europën, pasi numëron 33 pikë në vendin e katërt, -3 nga Teuta që qëndron në pozita që të dërgojnë në Europë. Ndërkohë, Laçi mban vendin e 5-të me 31 pikë.

Klikoni këtu për të parë FOTOGALERINE












/Ora News.tv/