Luhen sonte në mbrëmje 2 takimet e para të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Në "Old Trafford" zhvillohet një finale e parakohshme, me Manchester United që pret në shtëpi PSG-në e gjymtuar.

Francezët nuk do të kenë në dispozicion dy yjet e sulmit të tyre, Neymar JR e Edinson Cavani. Braziliani e uruguajani po vuajnë nga dëmtimet e rënda dhe do të jenë mungesa të sigurta për teknikun Tomas Tuchel.

Nga krahu tjetër, Solskjaer do të mundohet të shfrytëzojë momentin pozitiv të skuadrës së drejtuar prej tij dhe do të kërkojë medoemos që në ndeshjen e parë kualifikimin në raundin tjetër.

Rëndësinë e këtij 90 minutëshi e kanë kuptuar edhe tifozët francez, që kanë udhëtuar drejt Anglisë për të mbështetur nga afër skuadrën kampione të Ligue 1. Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe këto pamje, ku mes këngës dhe haresë tifozët e PSG-së i kanë vënë flakën qytetit të Manchesterit.



/Ora News.tv/