Nënkampionët e Botës, Kroacia është befasuar në takimin e dytë kualifikues të Euro2020. Të besuarit e Zlatko Dalic janë mposhtur me përmbysje 2-1 nga Hungaria, duke pësuar kështu humbjen e parë në grupin E kualifikues.

Rebic kaloi në avantazh ballkanasit pas 13 minutash lojë. Megjithatë, Szalai dhe Patkai rikthyer gjithçka në favor të Hungarisë, e cila ngjitet në vendin e tretë në kuotën e 3 pikëve. Në kuotë të njëjtë pikësh ndodhen edhe Sllovakia, Uellsi dhe Kroacia, ndërkohë që Azerbajxhani nuk ka grumbulluar asnjë pikë në takimin e zhvilluar deri më tani.

Fitore me përmbysje mori edhe Izraeli, që mposhti me shifrat e thella 4-2 Austrinë. Arnautovic kaloi në avantazh miqtë, por Zahavi me tripletë dhe Dabbur i dhanë 3 pikët izraelitëve. Goli i dytë i austriakëve mban sërish firmën e bomberit të west Ham, Arnautovic.

Me këtë fitore Izraeli ngjitet në krye të grupit G me 4 pikë, ndërkohë që Austria gozhdohet në fundin e tabelës me 0 pikë. Në takimin tjetër, Skocia kaloi pa shumë probleme San Marinon, duke lënë në këtë mënyrë fundin e tabelës në grupin I.



/Ora News.tv/