Video/ Rennes përmbys Arsenalin, Inter ngec në transfertë

Video/ Rennes përmbys Arsenalin, Inter ngec në transfertë

Janë luajtur 5 takimet e para të fazës së 1/8-ave të Europa League, duele që kanë dhuruar rezultate mjaft befasuese. Rennes është padyshim supriza e mbrëmjes, me francezët që përmbysën 3-1 Arsenalin.

Golit të Iwobi në minutën e katërt iu përgjigjen Bourlgeaud, Sarr dhe autogoli i Monreal. Një fitore që i jep një bonus skuadrës së Rennes për në takimin e kthimit në "Emirates Stadium".

Rezultat befasues dhe në Gjermani, me Interin që barazoi 0-0 në takimin kundër Eintracht Frankfurt. Rastin më të mirë për të shënuar e kishte Marcelo Brozovic, por kroati u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në barazim 2-2 u mbyll takimi mes Sevillas dhe Slavia Prague, ndërkohë që Villarreal mundi në transfertë 3-1 Zenit St. Petersburg. Fitore mori dhe Dinamo Zagreb që mposhti minimalisht 1-0 Benfikën.




EMISIONET