VIDEO/ Reforma në sport, klubet takim kokë më kokë me FSHF-në

VIDEO/ Reforma në sport, klubet takim kokë më kokë me

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi takimin e parë konsultativ me disa klube futbolli në lidhje me ndryshimet ligjore që janë kërkuar dhe propozuar në kuadër të Reformës në Sport.

Përfaqësuesit e klubeve të pranishëm në këtë takim u njohën me punën e deritanishme të zhvilluar nga grupet e punës të ngritura në lidhje me këtë reformë dhe propozimet konkrete të FSHF me qëllim nxitjen e sportit. Drafti i propozuar nga Federata Shqiptare e Futbollit synon ndryshime dhe përmirësime në Kodin Penal, ndryshime në Ligjin për Sponsorizimet, Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, Ligjin për TVSH-në, Ligjin për Sportin dhe transferimin e objekteve sportive nga njësitë e qeverisjes vendore tek klubet sportive.

Të gjitha pikat u analizuan me një kujdes të veçantë dhe u dëgjuan të gjitha propozimet e klubeve, të cilat pas konsultimeve të tjera, do të pasqyrohen në draftin që FSHF do të dërgoj pranë grupeve të punës që janë ngritur nga Këshilli i Ministrave.


EMISIONET