Video/ PSG turpëron United, Porto shtynë kualifikimin

Video/ PSG turpëron United, Porto shtynë kualifikimin

Paris Saint Germain ka hedhur një hap të sigurt drejt fazës së 1/8-ave të Uefa Champions League. Francezët mposhtën në transfertë 2-0 Manchester United, falë golave të Kimpembe dhe Kylian Mbappe në pjesën e dytë.

Ky ishte takimi debutues i Solskjaer në Champions, ndërkohë që nervat tradhëtuan Paul Pogba në fundin e takimit, duke u përjashtuar me karton të kuq. Fitore me mjaft vlera dhe për Romën, që me dopietën e Zaniolo mposhti 2-1 Porton.

Adrian riktheu shpresat e portugezeve, që në takimin e kthimit do  të bëjnë gjithçka për të kaluar në çerekfinalen e kompeticionit.


EMISIONET