Video/ PSG pa frena, "shtyp" edhe Amiens

Video/ PSG pa frena, "shtyp" edhe Amiens

PSG nuk njeh rival në Ligue 1. Kampionët në fuqi të Francës kanë regjistruar fitoren e 16-të në 18 javë kampionat, teksa kanë mposhtur pastër 3-0 Amiens në transfertë.

Pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e parë, duhej të vinte minuta e 57-të që të shihnim golin e parë të takimit. Ishte sulmuesi kryesor, Edinson Cavani që shndërroi në gol një penallti, duke kaluar në delir shokët e skuadrës.

Për të dyfishuar shifrat mendoi Mbappe, që shfrytëzoi në maksimum një asist perfekt të uruguajanit Cavani. Ndërkohë, rrjeta e Marquinhos 11 minuta përpara fundit vulosi rezultatin përfundimtar në 3-0.

Pas kësaj fitoreje, PSG numëron 50 pikë, +13 nga Lille e vendit të dytë, e cila numëron dhe 2 ndeshje më shumë se të besuarit e Tuchel.


EMISIONET