Video/ Prodhohet makina e parë elektronike, parametrat janë mahnitëse

Video/ Prodhohet makina e parë elektronike, parametrat janë

Jeni të apasionuar pas makinave të shpejta dhe ekonomike, por nuk dini se çfarë të zgjidhni?

Tashmë nuk është aspak problem, pasi Lotus ka prodhuar makinën e parë të gjithën elektrike. E pagëzuar me emrin Lotus Evija, "përbindëshi" i rrugës do të hyjë në prodhim prej vitit 2020.

Një pengesë për blerësit do të jetë çmimi, pasi drejtuesit e kompanisë pohojnë se makina do të kushtojë rreth 1.7 milionë funte (mbi 2.1 milion dollarë). Përveç çmimit, automjeti i frymëzuar nga Roadster Tesla ka disa të dhëna të tjera mbresëlënëse.

Me një forcë prej 1,972 kuaj fuqi në sajë të katër motorëve elektrikë, një për çdo rrotë, ajo kap një shpejtësi maksimale mbi 200 milje në orë dhe thuhet se shkon nga 0 në 60 milje në orë në më pak se 3 sekonda.

Lotus Evija është makina e parë e zhvilluar plotësisht nga prodhuesit e makinave që kur janë blerë nga grupi kinez i automobilave Geely, i cili gjithashtu zotëron Volvo. Automjetet e tilla nuk do të jenë të shumtë, me kompaninë që ka zbuluar se vetëm 120 copë do të hidhen në treg.

 Lotur zbulon se Evija karikohet nga zero në 80 për qind në vetëm 12 minuta dhe një karikim i plotë zgjat për 18 minuta. Por, me teknologjinë që gjithnjë e më shumë po ul ndjesinë e kohës, Evija mund të karikohet plotësisht edhe pas 9 minutash. Automjeti i gjithi elektronik peshon jo më shumë se 1.680 kilogram dhe është modeli më i lehtë dhe i pastër elektrik që është prodhuar ndonjëherë.



EMISIONET