Video/ Pokeri i Empolit "zbret" në Seria B skuadrën legjendare

Video/ Pokeri i Empolit "zbret" në Seria B skuadrën

Empoli ka hedhur një hap të sigurtë drejt qëndrimit në Seria A. Skuadra ku aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Federik Veseli fitoi me poker golash, 4-1 ndaj Torinos. Kur ka mbetur edhe një takim për tu zhvilluar, skuadra e mbrojtësit kuqezi numëruar një pikë më shumë se Gjenova e një pozicioni që të dërgon një kategori më poshtë.

Golat e Acquah, Brighi, Di Lorenzo dhe Caputo i mjaftuan Empolit për të likujduar Torinon, që realizoi golin e nderit me anë të Falque. Kjo fitore i jep shpresa toskanëve për të mbijetuar dhe i duhet një fitore në transfertë në takimin e fundit kundër Interit për të qëndruar në elitën e futbollit italian.

Ndërkohë, Parma ka siguruar edhe matematikisht qëndrimin në elitë. Emilianët mposhtën 1-0 Fiorentinën, që rrezikon jo pak të bie në B. Megjithatë, "vjolëve" iu duhet të paktën një pikë në shtëpi ndaj Gjenovës në fundjavën e ardhshme për të qëndruar në A të paktën edhe në sezonin e ardhshëm.


EMISIONET