Video/ "Poker" golash i Jesus, City hipotekon finalen

Video/ "Poker" golash i Jesus, City hipotekon finalen

Manchester City nuk fal as në EFL Cup. Qytetarët kanë shkatërruar Burton 9-0 në ndeshjen e parë, duke qënë praktikisht në finalen e madhe të kompeticionit.

Festivali i golave nisi që në minutën e 5-të, me Kevin de Bruyne që me kokë kaloi në avantazh vendasit. Goli duket sikur çliroi të besuarit e Pep Guardiolës, që nisën të ishin më të lëvizshëm në fushë, por jo në rezultat. Të paktën deri në minutën e 30-të, pasi Gabriel Jesus shënoi golin e dytë.

Katër minuta më pas, braziliani kompletoi dopietën, ndërkohë që Zinchenko vulosi rezultatin e pjesës së parë nën shifrat 4-0. Me rikthimin në fushë, City ishte më i etur për të shënuar, sidomos Gabriel Jesus, i cili realizoi edhe një dopietë tjetër në këtë fraksion, duke kompletuar "pokerin" e golave në këtë takim. Golat e tjerë mbajnë firmën e Foden, Walker e Mahrez.

Takimi i datës 23 janar do të "gdhendet" vetëm për arsyeje statistikore, pasi City është një hap larg finales, ku me shumë mundësi do të gjej përballë Tottenham Hotspur, që mposhti minimalisht 1-0 Chelsea.




EMISIONET