Video/ Perlë dhe magji, Reali mposht Sevillën

Video/ Perlë dhe magji, Reali mposht Sevillën

Reali i Madridit i falet mesfushës për të mposhtur 2-0 Sevillën.

Hero për Santiago Solarit ishte dyshja e mesfushës, Casemiro dhe Luka Modric, që shënuan respektivisht në minutat 78-të dhe 92 për t'i dhënë 3 pikët e radhës Realit. Braziliani zhbllokoi rezultatin me një perlë nga rreth 25 metra, ndërkohë që kroati shfrytëzoi një pakujdesi në mbrojtjen mike. Pasi rrëmbeu sferën, Modric doli i vetëm përballë Vaclik, të cilin e mposhti me një goditje mjaft të bukur.

Me këtë fitore Reali i Madridit ka kaluar në klasifikim pikërisht Andaluzianët, ku numëron 36 pikë kundrejt 33 të Sevillas. Aktualisht La Liga kryesohet nga Barcelona, e cila numëron 43 pikë, kur ka dhe një takim më shumë për të zhvilluar.


EMISIONET