Video/ Pengoi pa dashje albitrin, kryesori merr vendimin drastik

Video/ Pengoi pa dashje albitrin, kryesori merr vendimin drastik

PSG mposhti Nantes 1 me 0, por në ndeshjen e javës së 20 të Ligue 1, në qendër të vëmendjes ishte gjyqtari kryesor Tony Chapron.

Veprimi i tij u bë hit në rrjetet sociale dhe me siguri se do të hyjë në historinë e futbollit.

Kur po luhej minuta e 91 lojtari i Nantes, Diego Carlos goditi rastësisht gjyqtarin Chapron, duke e rrëzuar përtokë.

Kjo nuk ishte aspak e çuditshme, pasi raste të tilla ndodhin shpesh në futboll, por ajo çfarë bëri gjyqtari më herët nuk kishte ndodhur.

Chapron fillimisht u përpoq të godasë me këmbë brazilianin dhe më pas i tregoi kartonin e verdhë, që ishte i dyti në këtë takim, duke i "dënuar" me karton të kuq.



EMISIONET