Video/ Okebugwu nderon Kastriotin, Kamza i merr një pikë Laçit

Video/ Okebugwu nderon Kastriotin, Kamza i merr një pikë Laçit

Kastrioti rikthehet te fitorja në kampionat.

Krutanët mposhtën në shtëpi 1-0 Flamurtarit, kjo falë edhe golit spektakolar të mesfushorit, Henry Okebugwu. Pas ekzekutimit të një goditje dënimi, afrikani lëvizi bukur në zonë duke gjetur sferën dhe më pas rrjetën. Një gol që tronditi vlonjatët, që nuk arritën të dilnin për asnjë çast në lojën e tyre më të mirë.

Në limitet e kohës së rregullt vendasit kishin mundësinë për të dyfishuar shifrat, por goditja e Ymerit u ndal nga Qirko. Me këtë fitore Kastrioti lë vendin e fundit të klasifikimit, pasi numëron 10 pikë, +1 nga Kamza e vendit të fundit, që mori një pikë në transfertën e Kurbinit ndaj Laçit.

Kurbinasit qëndrojnë të 5-ët me 26 pikë, -8 nga Partizani kryesues dhe dy pikë larg zonës europiane.

Goli i Kastriotit:



EMISIONET