Prishtina nuk ka shkuar më shumë se një barazim në takimin e parë preliminator të UEFA Europa League.

Në takimin e zhvilluar në "Fadil Vokrri", të besuarit e Mirel Josës barazuan 1-1 ndaj St. Josephs, duke vënë në diskutim vijueshmërinë në turne. Takimi nisi mirë për Prishtinën, që kaloi në avantazh pas 28 minutash lojë.

Ishte Armend Dallku i cili u tregua i saktë nga 11 metra larg, duke kaluar në avantazh nënkampionët e vendit. Gjithsesi, reagimi i ekipit të Gjibraltarit ishte i shpejtë, me Juanfri që realizoi 3 minuta më vonë, duke vulosur edhe rezultatin përfundimtar në 1-1.

Takimi i kthimit do të luhet në "Victoria Stadium" të Gjibraltarit të martën e 2 korrikut.





/Ora News.tv/