Video nga protesta/ Momenti kur efektivja e policisë humb gishtat

Gjatë protestës së sotme para parlamentit janë hedhur mjete të forta dhe piroteknike. 

Policia e Shtetit tha se jan plagosur 12 efektiv policie. Njëra prej tyre ka prerë gishtat.

Ora News sjell videon.

"Efektivja e policisë, Ina Nuku ka pësuar dëmtime të rënda në njërin dorë, ka humbur dy gishtërinjtë," informon gazetarja e Ora News, Nertila Dosti.

Madje Inës i kishin hedhur dhe një shashkë në pjesën e qafës dhe mjekët ishin shprehur se kishte qenë fat që ajo ka shpëtuar.   

Gazetarja informon se gjithsej janë 16 të plagosur, nga të cilët 13 prej tyre janë efektivë policie ndërsa tre janë protestues. 

Nga policia nuk bëhet i ditur numri i të plagosurve nga pala e protestuesve por nga spitali mësohet se një grua është rëndë ndërsa ka dhe disa të tjerë të plagosur.


EMISIONET