Video/ Nga Bylis në Superligë te goli ndaj Interit, Olayinka shembull ideal për të rinjtë

Video/ Nga Bylis në Superligë te goli ndaj Interit, Olayinka shembull

Puna të bën më të mirë dhe Peter Olayinka është shembulli i duhur.

Lojtari i rritur te 36 Lion në vendlindjen e tij, Nigeri u bë i njohur për publikun shqiptar pas eksperiencës së suksesshme me Bylisin. Por kulmin e arriti me Skënderbeun, ku arriti që të debutojë edhe në fazën e grupeve të Europa League.

Ashtu, kokëulur dhe fjalëpak, 23 vjeçari arriti që të ngjis shumë shpejt shkallët në karrierë, duke kulmuar mbrëmjen e sotme. Ekipi i tij, Slavia Prague luajti në "Giuseppe Meazza" kundër Interit, me çekët që barazuan 1-1 dhe autor i golit ishte Olayinka.

Shembull për çdo të ri që dëshiron që një ditë të bëhet yll futbolli. Superliga shqiptare mbase nuk është në nivelin e saj më të lartë, por është një trampolinë e mirë për të prekur qiellin.



EMISIONET