Video/ Navas largohet me turp, Reali e mbyll sezonin mes fishkëllimave

Video/ Navas largohet me turp, Reali e mbyll sezonin mes fishkëllimave

Sezoni 2018-2019 duhet të harrohet sa më shpejt te Realit i Madridit. Sikur të mos mjaftonte mbyllja e një viti pa trofe, "Los Blancos" shtoi njollën e turpit, teksa ndeshjen e fundit e humbi me rezultatin 2-0.

"Fatlume" ishte një tjetër Real, por ndryshe nga gjiganti spanjoll, vjen nga Sevilla. Real Betis triumfoi në sytë e tifozëve që kishin tejmbushur stadiumin e Realit, "Santiago Bernabeu", që nuk i kurseu firshëllimat kundrejt skuadrës.

Reali i Madridit e mbyll La Liga në vendin e tretë në kuotën e 68 pikëve. Por ajo që e bën  më të trishtë situatën është fakti se këtë sezon, Reali ka akomuluar plot 12 humbje në kampionat, duke përkeqësuar së tepërmi rekordin e tyre negative.

Ndërkohë, ky 90 minutësh ishte i fundit për Keylor Navas, që largohet nga kryeqyteti spanjoll pas 5 sezonesh. Sipas të gjitha gjasave, 32 vjeçari do të firmos në Portugali me nënkampionët e vendit, Porton.


EMISIONET