Video/ Napoli e Chelsea "blindojnë" çerekfinalen, shpreson Krasnodar

Video/ Napoli e Chelsea "blindojnë" çerekfinalen, shpreson

Napoli dhe Chelsea kanë hedhur një hap për në raundin e 1/8-ave të Europa League. Italianët mposhtën pastër 3-0 skuadrën e Salzburg, duke qënë më pranë çerekfinales së kompeticionit. Ruiz i hapi udhë fitores së napoletanëve me një supergol. Për të dyfishuar mendoi Arkadiusz Milik, ndërkohë që autogoli i Onguene i vendosi kapakun fitores së Napolit.

Londinezët triumfuan 3-0 ndaj Dynamo Kiev. Pedro zhbllokoi shifrat, ndërsa William shënoi golin e sigurisë, goli i Hudson Odoi mbylli llogaritë. Fitore arriti dhe Valencia, që mposhti 2-1 Krasnodar. Spanjollët iu falën dopietës së Rodrigo Moreno për të qënë më pranë çerekfinales. Rrjeta e Viktor Claesson i jep shpresa rusëve për të synuan gjithçka në takimin e kthimit, që do zhvillohen më 14 mars.


EMISIONET