Video/ Mysafiri i paftuar ngjitet në çati, tmerrohen banorët

Video/ Mysafiri i paftuar ngjitet në çati, tmerrohen banorët

Na ndodh shpesh që të udhëtojmë për të parë nga afër një krokodil, por që zvarraniku të vij te shtëpia nuk ishte menduar kurrë.

E në fakt, këtë ka ndjerë edhe një banorë i shtetit Indian të Karnataka, i cili pasi u shpërngul bashkë me familjen për shkak të përmbytjeve u surprizua me mikun që e priste në shtëpi.

Një zvarranik prej 10 metrash kishte mbetur në çatinë e shtëpisë së tijm teksa uji ishte tërhequr drejt shtratit të detit. I shokuar nga pamjet, pronari i shtëpisë thirri policinë dhe lajmëroi shpëtimtarët për të evakuuar krijesën e tmerrshme.

Në fund, nuk ishte e nevojshme asnjë operacion shpëtimi, pasi krokodili rrëshqiti në ujë vetë. Besohet se zvarraniku përfundoi në çatinë e shtëpisë pasi prurjet e ujit në atë zonë ishin të konsiderueshme.

Ndërkohë, me krokodil janë përballur thuajse gjithë qytetarët e Indisë. Shirat e rrëmbyeshëm kanë afruar akoma dhe më shumë me rrugët e qytetit krijesat, të cilët kanë nisur të sulmojnë kafshë të pambrojtura por edhe banorë.



EMISIONET