Gjermania nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në takimin miqësor kundër Serbisë. Në "Wolfswagen Arena", ishin miqtë ata që befasuan, teksa kaluan në avantazh pas 12 minutash lojë. Ishte Luka Jovic që gjeti rrjetën. I gjendur i vetëm përballë Neuer, sulmuesi i Eintracht u tregua i saktë me kokë.

Reagimi i "Pancerave" vonoi, me Goretzka që gjeti fundin e rrjetës vetëm 20 minuta përpara fundit. Mesfushori i Bayern Munich, u gjend i vetëm në zonë dhe me të djathtën vulosi ekuilibrat. Në minutat e fundit të ndeshjes, Serbia mbeti me 10 futbollist, me Pavkov që u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes ndaj Sane.

Kujtojmë që Gjermania do të zbres sërish në fushën e blertë pas katër ditësh, teksa do të sfidojë Holandën në kuadër të takimit të parë kualifikues të EURO2020.


/Ora News.tv/