Manchester City është edhe zyrtarisht finalist i EFL Cup.

Qytetarët kaluan Burton me rezultat të përgjithshëm 10-0. Të besuarit e Pep Guardiolës fituan në ndeshjen e kthimit 1-0, teksa të parën e kishin fituar me shifrat e thella 9-0. Goli i vetëm i këtij takimi u shënuan nga Sergio Aguero në minutën e 28-të.

Në finalen e madhe, Manchester City do të pres fituesin e çiftit Tottenham-Chelsea, me "gjelat" që kanë triumfuar në ndeshjen e vajtjes me rezultatin e ngushtë 1-0.








/Ora News.tv/