Video/ Lucas "zhduk" Kane, Tottenham fluturon në të tretin

Video/ Lucas "zhduk" Kane, Tottenham fluturon në të tretin

Dëmtimi i rëndë i Harry Kane nuk e ka ndalur Tottenham Hotspur që të shkëlqejë në kampionat. Në takimin e javës së 34-t të Premier League "gjelat" mposhtën me shifrat e thella 4-0 Huddersfield.

Lucas ishte heroi i takimit, me brazilianin që realizoi një tripletë përsonale në këtë 90 minutësh. Wanyama ngriti siparin e golave në minutën e 24-t, për t'i lëshuar skenën ish-yllit të PSG-së. 26 vjeçari dyfishoi shifrat pas tre minutash lojë, ndërkohë që në minutat 87-të dhe 93 kompletoi spektaklin.

Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në kuotën e 67 pikëve në vendin e tretë, një pikë më shumë se Chelsea i vendit të katërt. Ndërkohë, Huddersfield e ka prerë prej kohësh biletën për të rënë nga kategoria.


EMISIONET