Video/ Liverpool nuk ndalet, fitojnë Watfort e Cardiff

Video/ Liverpool nuk ndalet, fitojnë Watfort e Cardiff

Pas barazimeve me Leicester e West Ham, Liverpool është kthyer te fitorja.

The Reds kaluan pa shumë probleme Bournemouth 3-0, duke u shkëputur në krye të Premier League me 3 pikë. Mane, Wijnaldum dhe Salah ishin autorët e golave, që e ngjisin Liverpool në kuotën e 65 pikëve. Te fitorja është kthyer edhe Arsenali, me topçinjtë që mposhtën 2-1 Huddersfield.

Iwobi e Lacazette shënuan golat për Arsenalin, ndërkohë që autogoli i Kolasinac nuk i mjaftoi për t'i dhënë pikë vendasve. Me këtë fitore Arsenali pozicionohet në vendin e 6-të me 50 pikë.

Fitore arriti dhe Watford, 1-0 ndaj Evertonit, Cardiff City 2-1 ndaj Southampton dhe në barazim 1-1 u mbyll takimi Crystal Palace-West Ham.





EMISIONET