Video/ Liverpool ngjitet në krye, Tottenham mbetet shterpë

Video/ Liverpool ngjitet në krye, Tottenham mbetet shterpë

Kreu është sërish pronë e Liverpool-it.

Të besuarit e Jurgen Kloop mposhtën jo pa shumë vështirësi Tottenham Hotspur, duke triumfuar me rezultatin 2-1 për tu ngjitur në krye të klasifikimit të Premier League. Golit të Roberto Firminho në minutën e 16-të të takimit iu përgjigj Lucas 20 minuta përpara fundit.

Gjithsesi, për t'i dhënë 3 pikët e radhës Liverpool mendoi mbrojtësi i "gjelave", Alderweireld. Belgu gaboi në tentativën për të larguar një goditje me kokë të Salah, duke tundur rrjetën e tij. Me këtë fitore Liverpool ngjitet në kuotën e 79 pikëve, dy më shumë se Manchester City ndjekës që ka edhe një takim për të zhvilluar.

Kur kanë mbetur edhe 6 javë nga fundi i kampionatit, gara për titull është fokusuar te kjo dyshe. Ndërkohë, Tottenham regjistron takimin e 5-të pa fitore, ku 4 prej tyre janë humbur nga ta. Një disfatë që hap garën për një vend në Champions League, me Tottenham (1 ndeshje) e Manchester United (1 ndeshje) që numërojnë 61 pikë në pozicionet 3 dhe 4, ndërkohë që Arsenal ( 2 ndeshje pas) e Chelsea (1 ndeshje) kanë 60 pikë.


EMISIONET