Video/ Leksion francez Fulhamit, United kap zonën Champions

Video/ Leksion francez Fulhamit, United kap zonën Champions

Manchester United i Solskjaer vijon të korr suksese.

"Djajtë e kuqtë" kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 në transfertë Fulhamin. Distancën e bëri dyshja franceze, Pogba-Martial, duke u ngjitur United kështu për herë të parë pas shumë javësh në zonën që të dërgon në Champions League.

Pogba realizoi një dopietë dhe rrjeta e Martial e ngjesin Manchester United në vendin e katërt të klasifikimit, në kuotën e 51 pikëve, +1 nga Chelsea i një vendi më poshtë,me Blutë që kanë edhe një takim për të zhvilluar.

Nga ana tjetër, Fulham i Claudio Ranierit vijon të zhgënjejë, teksa mban vendin e 19-të me 17 pikë.


EMISIONET