Trajneri portugez, Jose Mourinho thotë se Anglia duhet të jetë "krenare" për paraqitjen e bërë në Kupën e Botës, por kritikoi "Tre Luanët" për humbjen e kontrollit të lojës.

"Po të isha pak naiv, nëse nuk kam pasur përvojën që kam në futboll, do të kisha ardhur në gjysmë ore dhe do të thosha se puna është bërë. Por kjo nuk është bërë.

"Kur loja ishte e lehtë për Anglinë dhe goli i dytë nuk erdhi, Kroacia barazoi shifrat, duke marrë një dozë të madhe besimi dhe loja ndryshoi krejtësisht. Deri në fund, Kroacia e meritonte  deri në fund dhe këtë mund ta shihni dhe nga numri i goditjeve, nga posedimi i topit, të cilat ndryshuan në mënyrë dramatike ",- tha menaxheri portugez.

Megjithatë, tekniku i Manchester United parashikoi se pjesa më e madhe e ekipit do të mbetet e paprekur dhe do të inkurajonte Gareth Southgate që të mbajë këtë post, por beson se plagët e lojës në stadiumin "Luzhniki" të Moskës nuk do të harrohen lehtësisht.

"Ata ishin kaq afër sa që i lëndon më shumë. Gjëja më e keqe në futboll është kur humbet dhe nuk e meriton, ose nëse ishit shumë afër. "-përfundoi tekniku 55 vjeçar.


/Ora News.tv/