Daniele de Rossi ka vendosur të mbyll në fund të sezonit eksperiencën 18 vjeçare te Roma.

Lajmi u konfirmua fillimisht nga klubi kryeqytetas. Teksa ditën e sotme, mesfushori ka dalë në një konferencë të jashtëzakonshme, ku ka folur rreth asaj që ka ndjerë me fanellën e kryeqytetasve si dhe karrierën që po e pret.

Ndërkohë, një përshëndetje fantastike është organizuar nga shokët e skuadrës pasi 36 vjeçari doli nga dhoma e konferencave. Ata kishin veshur fanellën me numër 8-të të mbajtur nga De Rossi prej vitesh, por me një ndryshim.

Numrin 8-të e kishin kthyer në shenjën e infinitit, pra De Rossi përgjithmonë i Romës. Mesfushori, i cili mban edhe shiritin e kapitenit do të luaj takimin e fundit me Romën në "Olimpico" ndaj Parma.



/Ora News.tv/