Video/ Laçi "presion" Evropës, Tirana rikthehet me këmbë në tokë

Video/ Laçi "presion" Evropës, Tirana rikthehet me

Laçi është kthyer tek fitorja, pas 2 ndeshjesh mungesë. Kurbinasit mposhtën mes drithërimave Tiranën, 2 me 1, duke u afruar me një vend që të dërgon në Evropë.

Në stadiumin "Laçi" u zhvillua një takim mjaft i luftuar, ku nuk munguan as golat spektakolar. Vetëm 14 minuta rezistuan bardheblutë, të cilët u mposhtën nga Shtubina. Shkodrani u harrua në zonë dhe me kokë tundi rrjetën e Abibi.

Disavantazh që goditi psikologjikisht miqtë, të cilët 10 minuta më pas pësuar dhe golin e dytë. Ishte Fangaj, që në një aksion individual i dribloi të gjithë, teksa me një diagonale të bukur shënoi golin e sigurisë. Goli i Edon Hasanit në minutën e 73-të solli drithërima në kampin kurbinas, por në fund nuk mjaftoi për të dal me një pikë nga Laçi.

Pas kësaj fitoreje Laçi ngjitet në vendin e 5-të me 29 pikë, aq sa Teuta e vendit të katërt dhe -1 nga Skënderbeu, që momentalisht qëndron në zonën evropiane. Ndërkohë Tirana vijon të vuaj, teksa numëron vetëm 14 pikë pas 17 javësh, ku qëndron 2 pikë larg zonës së ftohtë.










EMISIONET