Video/ Kupa shpëton sezonin e Lazios, Bologna qëndron në Seria A

Video/ Kupa shpëton sezonin e Lazios, Bologna qëndron në Seria A

Lazio ka marrë një barazim spektakolar mbrëmjen e sotme, teksa ka barazuar 3-3 në "Olimpico" ndaj Bolognas. Një pikë që shpëton miqtë dhe i jep oksigjen për në takimin e fundit, ku ishin në dyshim për qëndrimin në elitë.

Ndërkohë kryeqytetasit i falen fitimit të Kupës për të arritur te Kupat e Europës, pasi nga kampionati dera mbyllet përfundimisht. Kur ka mbetur edhe një takim për tu zhvilluar, Lazio numëron 4 pikë më pak se rivali i qytetit, Roma.

Sa i përket takimit, ndeshja nisi mirë për bardhekaltërit, që kaluan në avantazh pas 14 minutash lojë. Correa ishte autori i golit, i cili vulosi edhe rezultatin e pjesës së parë. Por me rikthimin në fushë, Bologna përmbysi gjithçka brenda 60 sekondash.

Fillimisht Poli barazoi shifrat, ndërkohë që Destro kaloi në epërsi miqtë. Bastos shënoi për 2-2, ndërsa Orsolini realizoi sërish për 2-3 në favor të Bologna. Goli i Milinkovic Savic në minutën e 80-të vulosi rezultatin përfundimtar në 3-3.


EMISIONET