Arritja në finalen e Kupës së Botës ka dërguar në delir popullin kroat, ndërkohë që pjesë e kësaj feste u bë dhe një banor i Salvadorit.

Yuri Cortez, me profesion fotoreporter u përfshi në festën e lojtarëve kroat pas golit të Mario Mandzukic, gol që rezultoi deciziv. Megjithatë, Cortez thotë se u ndje shumë mirë edhe pse u befasua shumë nga kjo ngjare.

“Në momentin që mora kamerën për të xhiruar momentet e ndeshjes, vetëm e pash një turmë të lojtarëve që erdhën drejt meje. U befasova dhe kjo është e logjikshme pasi që nuk ndodh shumë shpesh. U ndjeva shumë mirë”,-ka thënë fotoreporteri Cortez.

Pas episodit, futbollistët kroatë si Manduzikic, Ivan Perisic, Ivan Rakitic dhe Damagoj Vida i kërkuan falje për ngjarjen.

Kroacia arriti të fitojë në kohën shtesë ndaj Anglisë me rezultat 2-1, duke siguruar një vend për finalen e madhe të Kupës së Botës “Rusia 2018”.





/Ora News.tv/