Pas ecurisë pozitive të Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, Rusi 2018 një grup folklorik rus kanë bërë versionin e tyre unik të këngëve të tifozëve anglez.

Ansambli i muzikës "Partizan FM", të cilët e përshkruajnë veten si një nga bandat më popullore në Rusi, kanë riprodhuar një  këngë tipike të tifozëve të Anglisë gjatë një ndeshje ku në fushë janë "Tre Luanët".

Të veshur me veshje autentike ruse bujqësore dhe duke luajtur në instrumente tradicionale si balalaika dhe gusli, grupi "Partizan FM" ka dhënë "shoë".

Një nga anëtarët e grupit gjithashtu mund të shihet, në fund të klipit, duke performuar një vallëzim tradicional koka me një sabre. Kënga fillimisht ishte lëshuar për turneun Euro '96 të mbajtur në Angli, ku skuadra arriti në gjysmëfinale , dhe u këndua nga dueti komedian anglez David Baddiel dhe Frank Skinner me grupin britanik Lightning Seeds.

Kuptimi i këngës është i përqendruar në idenë që turneu ishte konkursi i parë i madh që do të mbahet në vend, pasi që vendi, i njohur si vendlindja e futbollit siç e njohim sot, priti dhe fitoi Kupën e Botës në vitin 1966.

Ai u bë aq popullor sa ajo u ri-regjistroi për Kupën e Botës në Francë 98, saqë ende këndohet nga tifozët e  Anglisë që udhëtojnë jashtë vendit për të parë heronjtë e tyre.


/Ora News.tv/