Video/ Kante shpëton Chelsea, blutë presion kreut

Video/ Kante shpëton Chelsea, blutë presion kreut

Një gol i N’golo Kante i ka mjaftuar Chelseat për të marrë 3 pikët në një transfertë të vështirë si ajo e Crystal Palace.

Kur po kronometrohej minuta e 51-të, Luiz ftoi në aksion Kante, që brenda zonës lëvizi bukur për të mposhtur me të majtën Guaita. Në minutat e mbetura, dy skuadrat tentuan të gjenin sërish rrugën e rrjetës, por dështuan, duke lënë në fuqi golin e francezit.

Me këtë fitore Chelsea ngushton distancat me kreun, pasi numëron 33 pikë në vendin e 4-t, -1 nga Manchester City i vendit të tretë, që në 15:15 viziton Southampton.

Ndërkohë, kjo humbje ishte e para pas 3 rezultateve pozitive për Crystal, që mban vendin e 14-të me 19 pikë.




EMISIONET