Për të dytën herë radhazi, Napoli është pozicionuar pas shpatullave të Juventusit.

Një ecuri pozitive për skuadrën jugore, por që nuk ka mjaftuar për të ndalur hapin e torinezëve, që fitoi titullin e 8-të radhazi në Seria A. Por, pavarësisht distancës së madhe mes dy skuadrave, Napoli ka arritur të vendos një rekord në këtë sezon 2018-2019 të Seria.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti është ndalur në 27 raste nga shtyllat e portës kundërshtare. Një rekord që vjen e përmbledhur në këtë video.