Janë dhënë verdiktet finale në grupet A, B dhe C të UEFA Champions League.

Natë për tu harruar për skuadrat italiane, me Interin dhe Napolin që nuk kanë mundur të presin një biletë për në raundin tjetër. Zikaltërit u ndalën në barazim 1-1 ndaj PSV-së, por që nuk mjaftoi për të kaluar në fazën e 1/16-ave të kompeticionit. Kjo, pasi Barcelona dhe Tottenham barazuan me rezultat të njëjtë 1-1, pikë që i kaloi të dy skuadrat në raundin tjetër, me katalanasit si kokë grupi dhe “gjelat” në vendin e dytë. Megjithatë, zikaltërit kualifikohen në Europa League, si vendi i tretë në grup.

Në grupin A, Dortmund mori kryesimin e grupit, pas fitores 2-0 ndaj Monakos. Vendi i dytë për Atletico Madrid, me madrilenët që nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0 kundër Club Brugge. Ndërkohë belgët janë skuadra që sigurojnë kalimin në Europa League. Eliminohen francezët.

Në grupin C, PSG u kualifikua si kokë grupi, pas fitores 4-1 ndaj Crvena Zvezda, e cila u eliminua nga Kupat e Evropës. Në raundin tjetër të Champions League u kualifikua dhe Liverpool-i, me “The Reds” që fitoi 1-0 ndaj Napolit, që “ra” në Europa League.

Kujtojmë që shorti i fazës së 1/16-ave do të hidhet në hënën e 17 dhjetorit.










/Ora News.tv/