Video/ Inter nuk fal, mposht Sampdoria dhe "hipotekon" vendin e tretë

Video/ Inter nuk fal, mposht Sampdoria dhe "hipotekon" vendin e

Inter i është përgjigjur me të njëjtën monedhë kushërinjve të Milanit, teksa ka fituar me shifrat 2-1 ndaj Sampdoria, duke e dërguar sërish në +4 distancën me kuqezinjtë.

Vetëm 5 minuta mjaftuan për të caktuar gjithçka, me D'Ambrosio (75')që kaloi në avantazh Interin, por pak çaste më pas, Gabbiadini (76') vendosi baraspeshën me prekjen e parë të sferës. Megjithatë ekuilibri nuk zgjati shumë me Nainggolan (78') që i shtyrë edhe nga sistemi VAR i dha 3 pikët Interit.

Me këtë fitore, zikaltërit ngjiten në kuotën e 46 pikëve në vendin e tretë, ndërkohë që Sampdoria mban vendin e 10-të me 33 pikë.


EMISIONET